fbpx

Një burgosur në Idrizovë nuk mund të tregojë nga kush është infektuar me Kovid-19

I burgosuri në Idrizovë nuk mund të tregojë saktë nga kush është sëmurë me koronavirus, ka njoftuar Qendra për shëndet publik në Veles. Qytetari nga Velesi i cili është duke vuajtur dënim me burg, të enjten e ka pranuar rezultatin që është pozitiv me kovid-19, pasi më 30 qershor është ankuar që ka temperaturë të zmadhuar, kurse më pas i është marrë strisho, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“I kemi bërë anketë epidemiologjike dhe ai nuk mund të tregojë nëse është takuar me ndonjë person pozitiv apo i cili ka qenë në izolim, ose çfarë do rasti të dyshimtë. Takimet të cilat i ka pasur ndërsa ka qenë në pushim për fundjavë në Veles kanë qenë të shkurta, ashtu që nuk mund të tregojë nga kush është infektuar me kovid-19”, thonë nga Qendra për shëndet publik në Veles, ku është hetuar ky rast.

I burgosuri në moshë 50 vjeçe është lëshuar për fundjavë në periudhën nga 24-27 qershor. Ka persona me të cilët ka kontaktuar dhe ata janë në vetëizolim për shkak të tij, ndërsa i burgosuri është në burgun e Idrizovës.

Sipas të dhënave nga Qendra të publikuara të shtunën, në zonën e Velesit dje janë regjistruar pesë raste të reja me kovid-19, mes tyre tre nga Velesi nga të cilët dy vëllezër, një e punësuar në Shkup dhe dy banorë të Jabollçishtes së Epërme, të cilët për shkaqe shëndetësore janë hospitalizuar në Repartin për sëmundje infektive në spitalin i Velesit. Një person i cili ka qenë në mjekim në këtë Repart është lëshuar në shtëpi pasi dy herë ka rezultuar negativ.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close