Nigeri, piratët rrëmbyen 9 persona nga një anije norvegjeze

Piratët në Nigeri kanë rrëmbyer nëntë persona pas sulmit ndaj një anijeje norvegjeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar anonim ka deklaruar për një gazetë lokale se piratët kanë sulmuar anijen norvegjeze në rajonin e Deltës së Nigerit.

Zyrtari tha se gjatë sulmit janë rrëmbyer nëntë persona nga ekuipazhi.

Nga ana tjetër, autoritetet e porteve njoftuan se forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për gjetjen e detarëve.

– Gjiri më i rrezikshëm në botë

Gjiri i Guinesë, i cili shpesh përmendet për sulmet e piratëve, njihet si zona më e rrezikshme detare në botë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, piratët sulmuan një tanker nafte me flamur të Ishujve Marshall e cila po udhëtonte nga Angola në Togo, duke rrëmbyer 20 detarë indianë.

Në nëntor 2019, piratët sulmuan një anije norvegjeze ngarkesazh që lundronte në ujërat e Kotonus, kryeqendrës ekonomike të Beninit, duke rrëmbyer ekuipazhin prej tetë personave në bord, së bashku me kapitenin.

Në korrik të vitit të kaluar, persona të armatosur në brigjet e Nigerisë sulmuan një anije turke dhe rrëmbyen dhjetë nga 18 pjesëtarët e ekuipazhit turk për shpërblesë. Detarët e rrëmbyer u shpëtuan nga operacioni i forcave të sigurisë nigeriane dhe iu dorëzuan Ambasadës së Turqisë në Abuja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button