BDI nga Tetova: Komunat do të marrin më shumë para nga shteti

Kandidati për kryeministër, Naser Ziberi sot në Komunën e Tetovës realizoi takim me kryetaren e Komunës Teuta Arifi, ku morën pjesë edhe kryetarë të komunave të tjera siç janë Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit dhe Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës, transmeton MIA.

Gjatë vizitës Ziberi me Arifin, Dukën, Ganiun dhe Erkan Arifin, nënshkruan një “Memorandum për ardhmërinë” me të cilin merren përgjegjësi për trajtimin e decentralizimit fiskal për zhvillim të balancuar rajonal, për t’u siguruar që komunat do të kenë në dispozicion buxhet më të madh për projekte të rëndësishme infrastrukturore.

“Memorandumi parasheh rritje të të ardhurave nga taksat për komunat: TVSH nga 4.5% në 9%, dhe të taksave personale nga 3% në 9%; rishikim të metodologjisë për shpërndarjen e taksave dhe subvencioneve për komunat; rrugë lokale (rindërtimi, ndërtimi, dhe rehabilitimi i rrugëve në rajonet në vend 270 km rrugë lokale me vlerë prej 70 milion euro); projekte për efikasitet të energjisë për komunat në vlerë prej 25 milion euro të financuar përmes bankës botërore” – sqaroi Ziberi.

Pjesa e dytë e Memorandumit për Ardhmërinë do të krijojë shanse të reja për të rinjtë. Një edukim i duhur profesional është thelbësor për karrierën e të rinjve tanë. Kjo është ajo që ne, si shtet, duhet ta sigurojmë. Është detyra jonë. Prandaj, së bashku me komunat, do të ndërtojmë shkolla profesionale në çdo komunë, ku të rinjtë do të aftësohen për profesionet e tyre të ardhshme. Komunat do të sigurojnë infrastrukturën, të mundësuar përmes decentralizimit fiskal, dhe shteti do të marrë përsipër të gjitha kostot operative – shtoi Ziberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button