VMRO-DPMNE: Studentët nuk do të paguajnë participim për vitin 2020/21

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së në takimin me qytetarët në Shuto Orizare, premtoi se nuk do të paguajnë studentët participim për vitin akademik 2020/21, transmeton Portalb.mk.

“Mickoski theksoi se VMRO-DOMNE ka strategji ku sigurohet që studentët të mos paguajnë participim për vitin 2020/2021, te hoteleritë këtu në Shuto Orizare do të zvogëlohet TVSH-ja nga 18% në 10%, duke përfshirë edhe vitin 2021”, raportojnë nga VMRO-DPMNE.

Ata përsëritin premtimin se do të ketë rritje të pensioneve për 20%, rritje të rrogave për 25%, realizimin e 1,000 projekteve dhe asfaltimin e 1,000 kilometrave rrugë.

Ndërkohë, kandidatja për deputete, Gordana Siljanovska-Davkovka në Sopishte premtoi se do të sjellin 4 miliardë investime vendore dhe të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button