“Merimanga” ka mbledhur 2 mln euro për 5 vite nga parkimi i parregullt i veturave në Shkup (Infografik)

NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup vitin e kaluar e ka përfunduar me të ardhura të rritura të punës, ndërsa shërbimi i merimangës ka pasur vëllim të shtuar të punës në krahasim me vitet paraprake. Automjetet e shërbimit të merimangës vitin e kaluar kanë mbledhur 15.412 vetura të parkuara në mënyrë të parregullte në rrugët e qytetit, parqe dhe parkingje, me çka ky sektor ka realizuar të ardhura neto prej 423.034 euro, thuhet në raportin vjetor të punës së NP “Parkingu i Qytetit”, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Merimanga vitin e kaluar ka funksionuar me tetë automjete të specializuara, me çka me dy prej tyre janë furnizuar vitin e kaluar, ndërsa dy automjete më të vjetra janë dhuruar në Kavadar dhe Strumicë. Të dhënat statistikore për vitin e kaluar tregojnë se të ardhurat e realizuara të merimangës së “Parkingu i Qytetit” rriten ndër vite, në periudhën prej vitit 2016.

Në pesë vitet e kaluara, “Parkingu i Qytetit” – Shkup nga ky sektor ka përfituar rreth 2 mln euro.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar janë hapur gjithsej 921 vende të parkimit nga ana e NP “Parkingu i Qytetit”, me çka numri i përgjithshëm të vendeve për parkim që janë në dispozicion deri në dhjetor ntë vitit 2019 ka qenë 8.999.

Ky trend i hapjes së vendeve të parkimit, nuk e ndjek trendin e veturave të reja në qytet. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, vitin e kaluar në vend janë importuar 48.969 vetura, me çka pjesa më e madhe e tyre ka përfunduar te qytetarët e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button