RMV, Skrining falas për gazetarët në lidhje me virusin korona

Me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Ministria e Shëndetësisë në ditët në vijim do të organizojë skrining falas për gazetarët dhe punonjësit mediatik për KOVID-19.

Në periudhën e fundit, gazetarët dhe punonjësit mediatik që raportojnë në terren për aktivitetet e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak të rritjes së obligimeve të punës, janë më shumë të ekspozuar ndaj virusit KOVID – 19. Përveç kësaj, në SHGM arritën informata se në mediat kombëtare ka raste të reja pozitive të gazetarëve të infektuar, por edhe kolegë që dyshojnë se janë infektuar.

Duke u nisur nga kjo, por edhe nga nevoja për t’iu dhënë përparësi gazetarëve dhe punonjësve mediatik, do të zhvillohet skrining në dy faza. Faza e parë do të përfshijë gazetarët dhe punonjësit mediatik nga programet informative nga mediat më të mëdha, me qëllim për të përcaktuar nëse ka kolegë të infektuar. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në këto redaksi ku ka më shumë njerëz që punojnë në të njëjtën kohë dhe në hapësirë të mbyllur. Sipas vlerësimit, qëllimi është që në raundin e parë të përfshihen të paktën 500 gazetarë dhe punonjës mediatik në periudhë prej 3 ditësh, dhe në varësi nga rezultatet, kornizës kohore dhe mënyrës së kryerjes së skriningut do të planifikohet edhe faza e dytë.

Redaksitë më të mëdha do t’i informojmë më hollësisht gjatë ditës së nesërme për të bërë skemën për zbatimin e ekzaminimit. Për redaksitë e tjera, do të publikojmë informata në ditët që vijnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button