Anketa e NDI-së: Koalicioni LSDM dhe Besa ka avantazh prej 3,6% ndaj koalicionit të VMRO-DPMNE-së

Anketa e re e mendimit publik të Maqedonisë së Veriut e Institutit Nacional Demokratik (NDI) e realizuar përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore parlamentare të 15 korrikut tregon se, gati shtatë nga 10 të anketuar thonë që me shumë gjasa do të votojnë. Dyzet e një për qind e të gjithë të anketuarve janë të brengosur për standardet demokratike të zgjedhjeve, ndërsa 46 për qind janë të shqetësuar për masat e kujdesit shëndetësor, por për një pjesë të madhe ky shqetësim është zvogëluar për shkak të protokolleve të paralajmëruara të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ndjenjat e votuesve për dy partitë/koalicionet drejtuese – LSDM/Besa dhe VMRO-DPNME – mbeten kryesisht të pandryshuara që nga fillimi i epidemisë KOVID-19, me nivele të ngushta konkurruese të mbështetjes publike (nëntë për qind e votuesve janë të pavendosur)”, qëndron në hulumtim. Votuesit në Maqedoninë e Veriut i dinë saktësisht përparësitë e tyre që do t’i çojnë në kutitë e votimit. Në zgjedhjet e ngushta, ata e vlerësojnë udhëheqjen politike dhe politikat e partive në lidhje me sundimin e ligjit dhe ekonominë që janë më të rëndësishmet për ta”, theksoi Robert Benxhamin, drejtor i NDI – Evropa Qendrore dhe Lindore, tranmseton MIA.

Një e treta e mbetur thotë se anti-korrupsioni dhe reformat e tjera në fushën e sundimit të ligjit janë përparësia e tyre. Gati një çerek thonë se KOVID-19 është shqetësimi i tyre më i madh.

Votuesit, sipas drejtorit të NDI-së, duartrokasin për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e paralajmëruar të bisedimeve për anëtarësim në BE, por shqetësimet ekonomike dhe shëndetësore i formojnë përparësitë e tyre në lidhje me këto zgjedhje.

“Ndjenja e publikut është e qëndrueshme në raport me Marrëveshjen e Prespës nga viti 2018, me ç’ rast 58 për qind e mbështesin ose besojnë se ishte e nevojshme. Një e treta është kundër marrëveshjes. Shumica  gati 75 për qind, e aprovojnë anëtarësimin në NATO por dhe hyrjen në Bashkimin Evropian”, qëndron në hulumtim.

Më tej thuhet se, që nga fillimi i epidemisë KOVID-19 në mars, përshtypja e përgjithshme e publikut ka qenë më pesimiste, me ç’ rast 44 për qind të të anketuarve thanë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar. Në anketën e mëparshme (mars 2020), 33 për qind e të anketuarve besuan se vendi po lëviz në drejtim të gabuar. Ekonomia/standardet e jetesës në përgjithësi, ndërsa punësimi në veçanti, janë më të rëndësishmet për një të tretën e të anketuarve.

NDI e realizoi anketën e opinionit publik në terren nga 12 deri në 21 qershor në bazë të ekzemplarit reprezentativ prej 1,213 të anketuarve mbi moshën 18 vjeç. Anketa është me margjina ta gabimit prej +/- 2.8 për qind dhe shkallë besimi 95 për qind. Hulumtimi dhe analiza u krye nga Ekipi i Institutit dhe Starr Opinion Research në emër të NDI-së. Të dhënat e anketës nuk e parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button