RMV, sot do të diskutohet nëse do të rivendoset regjimi kufitar për Serbinë dhe Kosovën

Ministria e Shëndetësisë informoi të enjten se, Komisioni i Sëmundjeve Infektive, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi, sot do të diskutojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni i Sëmundjeve Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Ministria e Shëndetësisë do të informojë për vendimet e komisionit, qëndron në kumtesë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.

Ndërkohë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut tani për tani mund të udhëtojnë pa test dhe pa karantinë vetëm në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button