Spasovski: Zbatimi i zgjedhjeve demokratike dhe formimi i shpejtë i Qeverisë, do të përshpejtonte fillimin e negociatave me BE-në (VIDEO)

Kryeministri Oliver Spasovski, duke komentuar rreth dorëzimit të kornizës negociese në Këshillit e BE-së nga ana e Komisionit Evropian, tha se se nevojitet të zbatohen zgjedhje sa më të suksesshme më 15 korrik, ndërsa pastaj dhe sa më shpejt të formohen institucionet që të kemi fillim më të suksesshëm të negociatave për aderim në BE.

“Për ne është me rëndësi të kemi proces të lirë demokratik i cili do të përfundojë më datën 15 dhe sa është e mundur më shpejt të formohet qeveria e re. Sepse formimi i qeverisë do të kontribuojë që të përshpejtohet i gjithë ky proces i fillimit të negociatave. Të gjitha përgatitjet janë bërë rreth ekipeve të cilat duhet t’i udhëheqin negociatat  në institucione. Megjithatë konsideroj se përgjegjësi para nesh dhe para qytetarëve qëndron që sa është e mundur më të suksesshme të jenë zgjedhjet  dhe sa është e mundur më shpejt të formohen institucionet e shtetit dhe të sistemit dhe të mundemi më mirë të përballemi me  krizën shëndetësore dhe ekonomike dhe së dyti të mundemi të kemi fillim të suksesshëm të negociatave për anëtarësi në BE”, tha Spasovski në konferencën e sotme për media, transmeton MIA.

I pyetur për regjistrimin Spasovski deklaroi se pret pas zgjedhjeve dhe formimit të parlamentit dhe të qeverisë politike të gjitha këto çështje të cilat janë vonuar në mënyrë të justifikueshme apo të pajustifikueshme mes të cilave edhe regjistrimi i cili si detyrim hyn në paketën e parë – bazave nga korniza për negociata me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button