fbpx

Tekst spekulativ me titull vulgar dhe të pahijshëm

Burimi: KriThink

Tekst tendencioz, plot spekulime, paragjykime politike dhe pretendime të pabazuara. Artikulli bazohet tërësisht në konkluzione të pabaza komentuese, të cilat e shprehin qëndrimin personal të autorit, i cili nuk është i nënshkruar, dhe në asnjë mënyrë nuk përbën lajm.

Megjithatë, më problematik nga të gjitha është titulli, i cili është të paktën i pahijshëm.

Foto nga lajmi që e recensojmë
Foto nga lajmi që e recensojmë

Linku deri te artikulli origjinal: Emri u shit si “kur**t” përpara RTVM-së

Data dhe koha e publikimit: 28.6.2020

Data e recensionit: 30.6.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Kjo fjali, e cila përsëritet edhe në tekst, është vulgare, e pahijshme dhe është një shembull i komunikimit të papërshtatshëm me publikun.

Artikulli pretendon se dikush dyshohet se mori para për ta ndryshuar emrin. Edhe pse nuk është shkruar në mënyrë eksplicite se kujt i referohet kjo akuzë, megjithatë është e qartë se mendohet për ish-kryeministrin,Zoran Zaev. Mirëpo, asnjë provë konkrete nuk i është ofruar publikut për këtë pretendim, gjegjësisht përveç qëndrimit dhe komentit personal të dikujt, nuk është ofruar asgjë tjetër.

Në fakt, artikulli paraqet një “turli tavë” Përmenden disa para ruse, por nuk është e qartë se për çfarë konkretisht është fjala. Pretendohet se ata përfunduan në Qeveri, te Zaevi dhe Rashkovski, por përsëri nuk është e qartë se si u arrit një përfundim i tillë.

Ndoshta është frymëzuar nga njëra prej “bombave” të publikuara – materiale audio që shfaqen në YouTube. Mirëpo, vërtetësia e këtyre bisedave nuk është verifikuar, e aq më pak ajo që thuhet në to është vërtetuar në një procedurë ligjore dhe transparente për të nxjerrë përfundime të tilla kategorike.

Dhe çfarë mund të themi për ato para të tjera që hynë përmes OJQ-ve dhe përfunduan në shumë media dhe në mesin e disa gazetarëve, pastaj politikanëve, për shitje më të lehtë të interesave kombëtare!?

Cilat janë këto para? Kush janë ato OJQ, media, gazetarë dhe politikanë që dyshohet se kanë marrë para për shitje më të lehtë të interesave kombëtare? Ku janë provat që ata morën para për një gjë të tillë? Nëse tashmë ka prova të tilla, ata që i morën ato duhet të shkruhen me emra dhe mbiemra, ndërsa organet e hetuesisë duhet të ndërmarrin veprime për të zgjidhur një skandal të tillë të pretenduar. Kështu, ajo që është publikuar është një spekulim i thjeshtë pa ndonjë mbështetje, e shkruar në mënyrë tendencioze dhe komentuese.

Pretendohet gjithashtu se Zoran Mileski – “Kiçeec” konsiderohet një njeri i nëntokës. Mirëpo, për këtë pretendim nuk është paraqitur asnjë provë. Ndoshta “Kiçeec” është i tillë, e mbase edhe jo. Kush e përcaktoi këtë? Publikut nuk mund t’i plasohet ndonjë pretendim si i vërtetë, pa e konfirmuar këtë.

Kjo mënyrë e të shkruarit dhe e plasimit të tekstit shkel disa rregulla etike të gazetarisë nga Kodi i gazetarëve, duke përfshirë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (neni 1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (neni 13)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit. (neni 15)

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button