fbpx

Komente për postime në Facebook

Titull tendencioz, ironik dhe ofendues Lençe Ristova derdh lot për PSP-në, sot e kemi ditën e fundit të reketimit të biznesmenëve është publikuar në portalin dokazmakedonija.mk, në datë 30.06.2020, si paralajmërim për tesktin në të cilin është përcjellë deklaratë e prokurores Lençe Ristovska, e që është shpërndarë nëpër rrjetet sociale me rastin e ditës së fundit të PSP-së, raporton Vërtmatësi, përcjell Portalb.mk.

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Përmbajtja e tekstit është në fakt postim i plotë i prokurores Ristovska, ndërkohë se bëhet fjalë për një deklaratë të saj mund të kuptohet vetëm nga statusi i përcjellë në fillim të tekstit „Lençe Ristovska ndjehet nostalgjike“.

Sipas strukturës të këtij teksti, ai nuk mund të vendoset në asnjë nga zhanret gazetareske. Nuk i plotëson standardet themelore gazetareske për një tekst informativ, dhe edhe pse është shënuar si „kollumna TOP“ nuk ka as edhe një element të kollumnës e as që shqyrton një temë të caktuar.

Në kollumna është e lejuar që autori të shprehë mendiminn e tij, me një dozë të caktuar të subjektivizmit dhe ironisë, por në këtë tekst nuk gjejmë asgjë nga këto. Mendimi i autorit është i shënuar vetëm tek titulli, në formë komenti dhe në një mënyrë të pahijshme, për ta ofenduar një person të caktuar, gjegjësisht një profesion dhe institucion publik.

Është e palejueshme që një gazetar ose redaksi të publikojë ofendime, e aq më pak pretendime për vepra joligjore, të cilat nuk i mbështet me dëshmi. E aq më pak edhe të publikojë komente personale për postime në Facebook. Në atë postim Ristovska e përcjell përvojën e saj gjatë punës në PSP, por titulli të bën të mendosh se ajo dhe kolegët e saj, pa përjashtim, e kanë shkelur ligjin, duke komentuar me fjalët “sot e kemi ditën e fundit të reketimit të biznesmenëve. Autori i paemër, me siguri aludon në ndodhitë e kaluara në PSP dhe gjykimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Do të ishte profesionale dhe objektive të bëhej distancim mes individëve dhe institucionit, ndërsa për pretendimet e shpalosura të kërkohen fakte, deklarata të organeve kompetente, personat që akuzohen ose autori të thirren në dokumente publike. Dhe e gjithë kjo të shtjellohet në tekst.

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur, thuhet në nenin 1 të Kodit etik të gazetarëve në Maqedoni.

Detaj i paqartë është edhe përdorimi i formës në shumës “e kemi”, që paraqet fomën e foljes “kam” në vetën e parë në shumës, me çka autori e vendos edhe veten e tij në mesin e personave mbi të cilët hedh akuza.

Ka shumë  gjasa që këtu të mendohet për formën në vetën e dytë “e kanë”, në shikim të parë një detaj i vogël ky, por që mund të shkaktojë keqkuptim dhe interpretim të gabuar tek publiku, sidomos tek njohësisht e mirë të gramatikës dhe drejtshkrimit. Përdorimi i drejtë i formave gjuhësore ka një rëndësi të madhe gjatë raportimit informativ, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje dhe tema të cilat nuk janë të njohura për publikun e gjerë.

Në të njëjtën kohë, narrativi në titull i përdorur nga autori bie ndesh me të gjitha standardet gazetareske dhe nuk i pështatet aspak tekstit. Ai ka vetëm një qëllim, të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe të fitojë sa më shumë klikime.

Përveç kësaj, një titull i këtillë është i pahijshëm për gazetarinë profesionale dhe me të shkilet neni 15 i Kodit etik të gazetarëve, në të cilin thuhet:

Gazetari patjetër ta kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën. Komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button