RMV, Çdo ditë deri në fund të vitit 30 qytetarë do të marrin nga 1,000 denarë përmes “TVSH-ja Ime”

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se qytetarët prej sot do të mund të skanojnë llogari fiskale për tri herë më shumë shpërblime, transmeton Portalb.mk.

“Qytetarët përmes TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im, prej sot skanojnë llogari fiskale për tre herë më shumë shpërblime ditore se sa më herët, gjegjësisht prej sot e deri në fund të vitit çdo ditë do të ndahen 30 shpërblime nga 1,000 denarë”, njoftojnë nga MF-ja.

MF-ja raportoi se 9.7 milionë denarë nga ky projekt tashmë janë dedikuar në luftën kundër pandemisë Kovid-19.

“Deri në fund të vitit, prej gushtit deri në dhjetor, shpërblimet mujore do të vlejnë 20 mijë denarë dhe çdo muaj do të ndahen nga 15 shpërblime”, njoftojnë nga MF-ja, ndërsa sqaroi se në dhjetor do të tërhiqet çmimi për një milionë denarë, dhe jo 3 milionë denarë siç ishte në fillim.

Ndryshe, prej 1 majit, është zvogëluar vlera e shpërblimeve në lojën shpërblyese “TVSH-ja ime #Shpërblimi Im”, si rezultat i vendimit të qeverisë për rishpërndarjen e mjeteve në fondin për menaxhimin me virusin korona. Qeveria kishte kërkuar që “Llotaria shtetërore e RMV-së” mjetet në vlerë prej 4,383,410 denarë t’i destinojë në llogarinë donator të hapur në kuadër të Sekretarit gjeneral të Qeverisë.

Deri më tani është shpallur edhe fituesi i çmimit prej 3 milionë denarëve, Dejan Petkov nga Shtipi. Më së shumti llogari fiskale gjatë ditës janë skenuar më 6 mars edhe atë 717 mijë llogari, gjatë së cilës është realizuar qarkullim prej 304 milionë denarë, për të cilat është paguar TVSH prej 32.5 milionë denarë. Për llogaritë e skenuara qytetarët do të marrin 878 mijë denarë.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, nisi organizimi i lojës shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Masa, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button