Hong Kong, policia arrestoi më shumë se 300 demonstrues

Policia e Hong Kongut përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit si dhe arrestoi më shumë se 300 persona të mërkurën ndërsa qyteti u përfshi nga protestat kundër ligjit mbi sigurinë të paraqitur nga Kina që kritikët thonë se ka për qëllim zhdukjen e disidentëve, transmeton VOA.

Pas disa javësh paqartësisht të martën vonë në mbrëmje, Pekini bëri publike detaje të ligjit që ka marrë vëmendje të madhe, ligj i cili e fut një prej qendrave më njohura financiare në botë drejt një sistemi më autoritar.

Ndërsa mijëra protestues u mblodhën në qendër të qytetit për një tubim vjetor që shënon përvjetorin e dorëzimit tek Kina të ish-kolonisë britanike në 1997, policia spërkati me piper dhe qëlloi me plumba plastikë protestuesit. Turmat u derdhën në rrugë duke brohoritur “rezistoni deri në fund” dhe “Pavarësi për Hong Kongut”.

Kam frikë se mund të përfundoj në burg, por për drejtësi më duhet të dal e duhet të ngrihem“, thotë një 35-vjeçar i cili tha se quhej Seth.

Policia tha që ata kishte kryer më shumë se 300 arrestime për grumbullim të paligjshëm dhe vepra të tjera, nëntë prej të cilave dyshohet se janë në shkelje të ligjit të ri.

Ligji ndëshkon krimet e kryera nga ata që nxisin shkëputjen, përpjekjet për përmbysje të rendit, terrorizëm dhe komplot me forca të huaja deri në burgim të përjetshëm. Bazuar tek ai krijohen për herë të parë agjencitë e sigurisë kombëtare dhe lejohen ekstradimet në Kinë.

Parlamenti kinez e miratoi ligjin si përgjigje ndaj protestave të vitit të kaluar, protesta që u nxitën nga frika se Pekini po mbyste liritë e qytetit të garantuara nga një politikë “një vend, dy sisteme” mbi të cilën ishte rënë dakort kur Britania ia ktheu Hong Kongun, Pekinit.

Gjatë përballjes me protestuesit policia përmendi ligjin e ri mbi sigurinë.

Ju po shpalosni flamuj e banderola si dhe po hidhni parulla apo po silleni me një qëllim siç është shkëputja apo përmbysja e rendit, të cilat mund të përbëjnë vepra penale sipas ligjit të sigurisë kombëtare“, thuhej në një mesazh të policisë të vendosur në një banderolë ngjyrë vjollcë.

Autoritetet në Pekin dhe Hong Kong kanë thënë vazhdimisht se ligji ka synim disa “shkaktarë problemesh” sic i quajtën ata dhe se nuk do të cënojë të drejtat dhe liritë apo interesat e investitorëve.

Por kritikët frikësohen se ligji synon t’i japë fund opozitës pro-demokracisë si dhe të shtypë liritë që shihen si të rëndësishme për suksesin e Hong Kongut si qendër financiare.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj aziatikë e perëndimorë e kanë kritikuar ligjin. Britania tha se do ta mbajë fjalën duke i siguruar banorëve të Hong Kongut një mundësi emigrimi.

Britania dhe Kanadaja kanë publikuar ndërkohë rregulla të tjera lidhur me udhëtimet drejt Hong Kongun, duke thënë se ekzistonte një rrezik i rritur i ndalimit nga autoritetet.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se protestat e së mërkurës ta thyenin e zemrën. Ai kritikoi HSBC e banka të tjera për mbështetjen që i kanë dhënë ligjit të ri, duke thënë se të drejtat e Hong Kongut nuk duhet të sakrifikohen për shpërblime për bankierët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button