VMRO-DPMNE: 40% e ministrive do të udhëhiqen nga gratë

Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja për deputete e VMRO-DPMNE-së, premtoi se gratë do të udhëheqin 40% e ministrive në qeverinë e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Në ripërtëritje theksohet se 40% e ministrive do të jenë gra”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Ajo theksoi se në qeverinë e fundit vetëm katër ministri janë udhëhequr nga gjinia femërore. Ajo gjithashtu sqaroi se VMRO-DPMNE ka treguar shembull duke vendosur gra në krye të listës së deputeteve.

“Për mua ajo është hap demokratik dhe unë mendoj se ka ardhur koha e grave në Maqedoni”, deklaroi Siljanovska.

Ndërkohë, partia e saj ka kërkuar nga gazetari Sashe Ivanovski-Politiko të kërkojë falje për gjuhën e urrejtjes, si e vlerësojnë.

“Kërkojmë kërkimfalje të menjëhershme nga gazetari, por edhe nga mbështetësit dhe motivuesit e tij-familja Zaev”, raportojnë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button