Gjykata Kushtetuese do të  diskutojë për nenin e një ligji që nuk ekziston, në bazë të të cilit është shkarkuar ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski

Sot (1 korrik), Gjykata Kushtetuese pikë të parë në rend të ditës e ka vendosur nismën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një neni të ligjit që nuk ekziston më. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese i  ka refuzuar gjithmonë iniciativa të tilla kundër ligjeve jo-ekzistuese, sepse janë miratuar ligje të reja dhe në fuqi janë  ligjet e reja, shkruan SDK, njofton Portalb.mk.

Këtë nismë e ka ngritur një avokati nga Shkupi, dhe ka të bëjë me nenin 96 të ligjit të vjetër për Këshillin Gjyqësor, në bazë të të cilit në mars të këtij viti u shkarkua ish-Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Tashmë që në kundërshtim me praktikën e Gjykatës Kushtetuese, në rend të ditës është vendosur nen i cili nuk mund të shfuqizohet, por vetëm të anulohet,me çka do të anulohej shkarkimi i formës së prerë të Vangellovskit dhe të gjithë gjyqtarëve të shkarkuar në bazë të ligjit të vjetër.

Neni 96 e rregullon procedurën e ankimimit të vendimit të Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarit / kryetarit të një gjykate. Pas shkarkimit, gjyqtari ka të drejtë të apelojë edhe sipas ligjit të vjetër ashtu edhe sipas ligjit të ri deri te Gjykata Supreme, e cila formon një këshill apeli të përbërë nga tre gjyqtarë nga Gjykata Supreme, katër gjyqtarë të apelit (nga një nga të katër gjykatat e apelit) dhe dy nga gjykata ku gjykatësi i shkarkuar ka punuar.

Paragrafi 4 i kontestuar jo-ekzistues i nenit 96, për të cilin Gjykata Kushtetuese do të debatojë nesër, thotë: “Këshilli Gjyqësor në procedurën e përsëritur do të marrë një vendim përfundimtar, duke i vlerësuar udhëzimet e Këshillit të apelit.”

Nga njëra anë, ekzistojnë dyshime se Gjykata Kushtetuese dëshiron të shtyjë vendimin për pushimin nga puna të Vangellovskit dhe gjyqtarëve të tjerë që janë ndjekur penalisht sipas Ligjit të vjetër për Këshillin Gjyqësor, ndërsa nga ana tjetër, ka pretendime në Gjykatë që nisma është justifikuar. Sipas kësaj pikëpamje, Këshilli i apelit përcakton vetëm nëse procedura e shkarkimit nga puna ishte e saktë dhe pa shkelje nga Këshilli Gjyqësor. E jo nëse gjykatësi me të vërtetë e ka kryer atë punë joprofesionale dhe pa përgjegjësi për të cilën është shkarkuar nga puna.

Gjykatësi ose kryetari i shkarkuar i gjykatës i pushuar nuk ka asnjë organ për të apeluar ashtu që iu ka mohuar një e drejtë e garantuar me kushtetutë për ankesë të drejtë, e cila ekziston në të gjitha llojet e procedurave në sistemin tonë, thonë bashkëbiseduesit tanë.

Në të njëjtën nismë është kontestuar neni 72, por nga Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor i miratuar më 22.05.2019, i cili rregullon edhe të drejtën e ankimit të ndonjë gjykatësi të shkarkuar.

Parashtruesi kundërshton paragrafët tre dhe katër, duke argumentuar se Këshilli i apelit nuk duhet të vendosë mbi ligjshmërinë e procedurave të Këshillit Gjyqësor për përgjegjësinë e ndonjë gjyqtari, e as nuk duhet të përcaktojë shkeljen e tij, por këtë duhet ta bëjë organ tjetër për apelim real.

LEXO: Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin

LEXO: Jovo Vangellovski ka iniciuar shkarkimin e gjyqtarëve të cilët duhet të konfirmojnë largimin e tij nga Supremja

LEXO: Kjo është pasuria e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski

LEXO: Supremja e hodhi poshtë ankesën – Vangellovski edhe zyrtarisht u shkarkua

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button