Gjermania ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së

Gjermania ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) nga Kroacia, të cilën do ta kryesoj në 6 muajt e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kryesimit të Gjermanisë me sloganin “Rifuqizimi i Evropës së bashku” që do të vazhdojë deri më 31 dhjetor, theksi do të vendoset në luftimin e efekteve shëndetësore, ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

BE-ja po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit.

Merkel priti presidentin francez, Emmanuel Macron, më 29 qershor, pasi të dy udhëheqësit mbështesin bashkërisht fondin e rimëkëmbjes së BE-së.

Merkel dhe Macron së bashku propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën të dalë nga dëmi i rëndë ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond prej 750 miliardë eurosh.

Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja. Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin.

Në programin zyrtar të qeverisë gjermane, theksohet se do të punohet me gjithë fuqinë për daljen e Evropës nga kriza e COVID-19 në mënyrë të fuqishme. Në lidhje me të ardhmen e BE-së, në mesin e qëllimeve të kryesimit gjerman të Këshillit do të jenë çështjet si përcaktimi i buxhetit të BE-së gjatë periudhës 2021-2027, mbrojtja e klimës, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, roli i Evropës në botë dhe negociatat e largimit të Britanisë nga BE.

Gjatë kryesimit gjerman gjithashtu pritet që të zhvillohen samite BE-Afrikë dhe BE-Kinë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke theksuar se pritjet gjatë kryesimit të vendit të saj janë të mëdha, tha se “Dëshirojmë që të t’i plotësojmë këto pritshmëri duke dalë mirë nga kriza dhe duke përgatitur Evropën në të ardhmen”.

 Kryesimi i Këshillit të BE-së

Kryesimi i Këshillit të BE-së me periudha gjashtë mujore është duke u marrë nga shtetet anëtare. Shteti që kryeson gjithashtu edhe mbledhjet e Këshillit i kryeson dhe siguron që çështjet prioritare të identifikohen për BE-në.

Pas Gjermanisë kryesimin do ta marrë Portugalia më 1 janar 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button