Mjekët e spitalit “8 shtatori” janë lodhur, kërkojnë zëvendësim

Mjekët e spitalit “8 shtatori” kërkojnë që të ndalet pranimi i pacientëve të ri me Covid – 19, sepse tani më nuk ka vend, të gjitha vendet janë të mbushura ndërsa të punësuarit janë të lodhur dhe të rraskapitur.

Aty momentalisht ka rreth 150 pacientë me Covid, ndërsa në repartet ku janë të sëmurët me gjendje më kritike, ku janë të vendosur në respirator dhe në maska me oksigjen situata është dramatike, transmeton Portalb.mk.

“Situata është kritike. Duhet të ndalet pranimi i pacientëve të ri me Covid – 19. Të gjithë jemi të lodhur, posaçërisht ata që jemi në tre repartet ku janë të sëmurët më kritikë. Është momenti i fundit që të na gjejnë zëvendësim adekuat që të pushojmë pak, të dërgojnë anesteziolog dhe infermiere të trajnuara që të na zëvendësojnë”, kanë thënë për NOVA mjek nga spitali.

Infermieret punojnë në kujdestari nga 24 orë çdo katër ditë, nga dy në ndërrim. Katër orë janë me pajisje mbrojtëse, skafandër, maska, syza, disa palë doreza, më pas 4 orët e ardhshme pushojnë dhe janë ashtu 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button