RMV, në Klinikën infektive pacientët me Kovid-19 më nuk vendosen në respirator

Drejtoresha Milena Stevanoviq thotë për “Slloboden Peçat” se intubacioni dhe vendosja në aparat për frymëmarrje artificiale nuk ka dhënë rezultate në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, përcjell Portalb.mk.

Klinika e sëmundjeve infektive e ka ndryshuar mënyrën e trajtimit të pacientëve me Kovid-19, shumica e të cilëve nuk vendosen më në aparate për frymëmarrje. Siç ka deklaruar drejtoresha e Klinikës Milena Stevanoviq për Slloboden peçat“, përvoja e tyre dhe përvoja në nivel global ka treguar që intubimi dhe vendosja në aparat për frymëmarrje artificiale nuk po japin rezultate në trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

“E kuptuam që edhe me vendosjen në aparate për frymëmarrje, ne po i humbasim pacientët. Dështimet ishin më se të dukshme kryesisht për shkak të patofiziologjisë specifike të sëmundjes dhe paparashikueshmërisë së saj. U tregua se aparati i ventilimit më së shpeshti nuk ndihmon te pacientët me kovid-19. Në atë drejtim shkojnë edhe përvojat botërore. Në vend të aparateve për frymëmarrje, pacientët vihen në ventilim jo-invaziv me maska. Kjo metodë e trajtimit kërkon angazhim edhe më të madh të personelit shëndetësor sepse gjendja shëndetësore e pacientit duhet të monitorohet nga minuta në minutë dhe ata duhet të reagojnë me terapi të përshtatshme nëse ndodh një ndryshim, thotë Stevanoviq për “Slloboden peçat”.

Për këtë ndryshim në qasjen ndaj trajtimit, ata kanë koordinuar me anesteziologët nga KARIL të cilët, siç thotë, kanë më shumë përvojë në trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë.

Për mënyrën e ndryshuar të trajtimit dëshmojnë edhe të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për situatën me Kovid-19 në vend.

Ditët e fundit, në pjesën në të cilën bëhet e ditur numri i pacientëve që janë shtruar në klinika në vend, Klinika për sëmundje infektive nuk ka pacientë që janë në ventilim mekanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button