Ekipi anglez në garë për Thiago Silvan

Në garë për të marrë shërbimet e Thiago Silvës është edhe Arsenali, transmeton SS.

Pas Milanit dhe Evertonit, topçinjtë synojnë të përforcojnë mbrojtjen pikërisht me mbrojtësin brazilian i cili nga fundi i gushtit do të jetë një futbollist pa kontratë pas mbylljes së bashkëpunimit 8-vjeçar me Paris Saint Germain.

Sipas medias “le10sport”, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka nisur personalisht kontaktet me Thiago Silvën për ta bindur atë të transferohet në Londër, për t’i dorëzuar çelësat e prapavijës së skuadrës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button