Filloi rrënimi i objekteve pa leje në plazhet te Kaneo, radhën e kanë ato në Gradishte, Shën Stefani dhe Daljan

Në bregun e Liqenit të Ohrit vazhdon aksioni për mënjanim të objekteve dhe pajisjeve urbane pa leje në pajtim me dekretin qeveritar për kthim të plazheve në gjendjen iniciale, e me qëllim të vendoset rregull në breg sipas rekomandimeve nga UNESKO, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Dje skadoi afati të cilin Komuna Ohër ua dha pronarëve të objekteve në segmentin e bregut në vendbanimet Kaneo dhe Daljan si dhe pjesën nga “Shën Stefan” deri në “Gradishte” në bregun lindor, që vetë t’i mënjanojnë platformat dhe pajisjen urbane të cilat në mënyrë të paligjshme i kishin vendosur në plazhet e Liqenit të Ohrit.

Punonjësit turistikë aktivitetet e këtilla nuk i shohin si të mira, për shkak se vlerësojnë që me rrënimin e objekteve në plazhe, zvogëlohet oferta turistike e Ohrit. Për atë shkak, për plazhet në të cilat ka objekte reprezentative, sipas tyre, duhet të gjendet zgjidhje tjetër.

“Mendoj që mund të gjendet zgjidhje të pranueshme për të gjithë që këto plazhe të mbeten në pronësi të shtetit, të vetëqeverisjes lokale, të Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe si të tilla t’i adaptohen sipas standardeve të UNESKO-s dhe t’u jepen me qira koncesionarëve të ardhshëm”, thotë Oleg Malenko, pronar i agjencisë turistike “Vis Poj”.

Nga sektori turistik me apel për autoritetet turistike, plazhet në të cilat po bëhet rrënimi, sa më shpejtë të pastrohen mbetjet ndërtimore dhe të rregullohen që të mund të përdoren nga mysafirët, që të shpëtohet aq sa mund nga sezoni turistik i këtij viti, nga i cili punonjësit turistik edhe ashtu pësojnë dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Nga Komuna Ohër kanë bërë me dije që procesi i mënjanimit të pajisjeve urbane dhe i objekteve pa leje do të vazhdojë dhe do të zgjatë deri në pastrimin përfundimtar të bregut. Plazhet do të jenë të rregulluara dhe të mbushura me rërë, që është e lejuar në pajtim me Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit. Mënjanimi i objekteve të paligjshme, muret mbështetëse, banakët, platformat, konstruksionet prej metalit dhe strehimoret (ombrellat statike) bëhet në plazhet të cilat janë jashtë përfshirjes së Planit të Përgjithshëm Urbanistik dhe depërtojnë në PK Liqeni i Ohrit.

Objektet që gjenden në përfshirjen e Planit të Përgjithshëm Urbanistik do të zgjidhen me përpilim të dokumentacionit të planit urbanisti për bregun, në pajtim me Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të rajonit të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button