Shekerinska dhe Xhaferi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit më 27 prill 2017

Për nismën e BDI-së për kryeministër shqiptar, zëvendës-kryetarja e LSDM-së,në debat në TV 21 theksoi që Zaevi është politikan i cili e gëzon besimin më të madh në mesin e shqiptarëve dhe maqedonasve, mirëpo lidhur me atë se kush do të jetë në krye të qeverisë nuk vendoset në tubime partiake, e as në emisione debatuese, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE i organizoi protestat dhe u përpoqën të na vrasin, për shkak se nuk duan ta dorëzojnë pushtetin. Megjithatë, ne ishim aty dhe të gjithë votuam që Talati të bëhet kryetar i Kuvendit dhe ky ishte shkaku për të cilin u përpoqën të na vrasin, deklaroi zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, dje në debat në TV 21, në të cilin mori pjesë edhe kryetari Talat Xhaferi.

Shekerinska dhe Xhaferi (BDI) në këto zgjedhje janë bartës të listave të kandidatëve për deputetë të partive të tyre në njësinë zgjedhore numër pesë, përkatësisht janë kandidatë oponentë. Kthimi në temën e zgjedhjes së Xhaferit për kryetar të parlamentit, më 27 prill 2017, u imponua si temë në debatin e djeshëm për shkak të fokusit mbi BDI në këtë fushatë zgjedhore për nismën për kryeministrin e parë shqiptar në vend.

Përbërja e nëntë parlamentare, seancën e fundit e ka mbajtur më16 shkurt, kur deputetët sollën vendim të shpërndahen. Pastaj, epidemia i çrregulloi planet për zgjedhje më 12 prill.

Kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi, para Qeverisë i prezantoi prioritetet e programit qeveritar. Ai paralajmëroi himnin multietnik, mësim të detyrueshëm të gjuhës shqipe dhe shpalljen e 13 gushtit– dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, festë nacionale.

Sheqerinska theksoi që në vitin 2017 për LSDM-në nuk ishte problem Xhaferi të zgjedhet në krye të parlamentit. Ndaj kësaj, kryetari në largim replikoi me vërejtjen: “të gjithë ishim për atë që duhet të përzgjidhet kryetari Kuvendit, kurse a do të ishteTalati apo dikush tjetër, kjo ishte më pak e rëndësishme”.

“Më në fund, kemi mundësi njerëzit në këtë shtet t’i shohim si personalitete, kurse jo si emblema. BDI kishte problem para këtyre zgjedhjeve të gjejë temë, ndërsa kandidatin e kërkuan disa herë, meqë është evidente që disa ua kanë refuzuar. Zoran Zaev është politikani i cili gëzon besimin më të madh edhe  te maqedonasit edhe te shqiptarët edhe te të gjitha bashkësitë tjera etnike në Maqedoninë e Veriut. Nëse flasim për përkrahjen etnike, atëherë ne të gjithë duhet ta përkrahim me konsensus. Por kjo nuk ndodh në tubime partiake, as në emisione debatuese. Vendoset ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka thënë Shekerinska.

Bartësi i listës nga Aleanca për Shqiptarët në NJZ të pestë, Surija Rashidi, në debatin në TV21 theksoi që kryeministri shqiptar do të ishte më i mirë nga gjithë të tjerët deri më tani. Mirëpo, siç tha ai, kur në paraprirje të fushatës dilet me një propozim të këtillë, për fat të keq, ky është manipulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button