RMV, u shua PSP, lëndët mbesin te ish prokurorët special të cilët do të kenë dy shefa tani për tani

Sot hyn në fuqi ligji i ri për Prokurori Publike që u miratua në shkurt të këtij viti, para shpërbërjes së Kuvendit. Edhe pse ky ligj nuk ishte kusht formal për fillim të negociatave me BE, disa vende anëtare të Unionit kanë theksuar rëndësinë e miratimit të tij. Një pjesë e dispozitave ligjore u kritikuan nga VMRO – DPMNE, ndërsa vërejtja kryesore ishte se, në këtë ligj fshihet tentimi për amnistim të funksionarëve të pushtetit, tranmseton Portalb.mk.

Prokurori publik, Lubomir Joveski ka deklaruar për DW se, zgjidhja e re ligjore nuk do të thotë amnisti e fshehur për persona të caktuar që kanë kryer vepra penale.

Sipas tij, ligji i ri, e avancon punën e Prokurorisë Publike dhe e përforcon pavarësinë e saj, me çka edhe zgjidhet problemi shumëvjeçar i financimit.

Lubomir Joveski
Lubomir Joveski

“Me ligjin, për nevojat e Prokurorisë Publike do të ndahen më së paku 0,4% e buxhetit të shtetit. Me këtë ligj eliminohen ndikimet politike në zgjedhjet e prokurorëve, sepse për zgjedhjet në prokurori publike më të lartë tani është kusht që prokurori publik të ketë punuar një periudhë të caktuar në prokurorinë më të ulët. Do të thotë do të respektohet parimi i karrierës”, deklaroi Joveski.

Ai po ashtu tha se, me ligjin e ri është e paraparë që prokurorin publik i cili udhëheq me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ta zgjedhin prokurorët publik.

Prej sot nuk vlen më ligji i PSP, por kjo sipas Joveskit, nuk do të thotë se bien në ujë lëndët që ka hapur kjo prokurori. Sipas tij, në ato lëndë veprohet në mënyrë të vazhdueshme nga ana e prokurorëve kompetentë.

Prokuroria Speciale Publike (Foto: Arbnora Memeti)
Prokuroria Speciale Publike

Jovevski në një intervistë për MIA-n siguroi se Prokuroria Publike është e gatshme dhe me përkushtim dhe angazhim të madh do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga ligji i ri.

Në lidhje me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, Jovevski tha se Prokuroria Publike i ndërmori që të vazhdojnë procedurat dhe kryesit e veprave penale ta marrin dënimin e merituar.

“Prokuroria nuk do ta përsërisë gabimin, kur për shkak të mosveprimit për raste konkrete u formua PSP. Për shkak të kësaj, ju siguroj se këto lëndë do të marrin fund”, theksoi prokurori shtetëror publik.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, duke folur në lidhje me këtë lidh gjatë një paraqitje të saj, tha se  me Ligjin për PP-në i cili sot hyri në fuqi dhe me ligjet tjera të cilat janë harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias, tani për herë të parë kemi shans.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Ajo tha se, parashikojnë kontroll të plotë nga ana e institucioneve përkatëse të pronës dhe prejardhjes së pronës të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, sepse se te disa prokurorë dhe gjykatës, sipas saj, diçka nuk është e logjikshme.

“Tani kemi një grup të plotë të deputetëve, i cili praktikisht për paratë e dhëna në fushata është dashur ta bllokojë Ligjin. E dini sa energji, sa negociata veçanërisht edhe kryeministri mes tjerash edhe shumë të tjerë si ministrja e Drejtësisë, ministre e cila bëri çmos që të vijmë deri tek ky Ligj i cili do ta marrë edhe vulën evropiane dhe i cili dot ë sigurojë shans për shtet juridik”, theksoi Shekerinska.

Me 80 vota për dhe 6 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 shkurt e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike.

Sipas ligjit të ri, “Bombat” përkatësisht materialet nga përgjimet e paligjshme të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i dorëzoi në Prokurorinë Speciale Publike do të jenë prova vetëm në rastet për të cilat janë ngritur aktpadi deri më 30 qershor 2017, përkatësisht 18 muaj nga dorëzimi i materialeve, në hetimet do të jenë indikacione, kurse në ato parahetimore nuk do të përdoren as si indikacione. Këtë e parasheh neni 110 nga Ligji për prokurorinë publike.

Kjo nënkupton që “bombat” nuk do të përdoren si prova, por vetëm si indikacione në rastin “Perandoria”, ku i akuzuari i parë është biznesmeni Orce Kamçev,  në rastin “Regjistrim” kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, rastin “I fuqishmi”, kundër deputetit të VMRO-DPMNE së, Antonijo Milloshoski dhe raste tjera të ngritura pas afatit të kontestueshëm.

Për zgjidhjen ligjore është negociuar më tepër se një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button