OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur ende, pandemia nuk është drejt fundit

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma, pandemia nuk ka përfunduar ende”.

Kjo është deklarata e kreut të OBSh-së këtë të hënë (29 qershor) në një deklaratë për shtyp.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës, ajo duket se nuk është drejt fundit.

Tashmë ky virus ka shënuar 500 mijë viktima dhe 10 milionë të infektuar në të gjithë botën. Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se më e keqja nuk ka mbërritur akoma, transmeton OraNews.

Por ai shprehet se kjo nuk duhet të shërbejë si panik por një thirrje për të gjithë njerëzit që duhet të bëjnë kujdes.

“Me këto kushte që kemi dhe këtë situatë, ne i druhemi skenarit më të keq”, deklaroi Ghebreyesus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button