U ndanë çmimet e KEMM për storjet më të mira gazetareske

Këshilli i Etikës në Media (KEMM) sot, përmes një paraqitje me video në Facebook, shpalli shpërblimet e konkursit për shkrimet-kronikat më të mira gazetareske lidhur me raportimin për pandeminë e koronavirusit (COVID-19), sfidat dhe pasojat nga ajo, transmeton Portalb.mk.

Çmimin e parë, sipas vendimit unanim të jurisë treanëtarëshe, e mori redaksia e Laboratorit hulumtues reporterial, për storjen me temë “Diagnoza të pasigurta: Si testet holandeze rrejshëm të deklaruara për COVID-19 nga Kina përfunduan në Maqedoni, SHBA dhe vendet e BE-së (https://irl.mk/nesigurni-diagnozi-kako-lazhno-deklarirani-kholandski-testovi-za-kovid-od-kina-zavrshia-vo-makedonia-sad-i-zemite-na-eu/ ). Storja trajton një temë mjaftë të rëndësishme dhe përmbajtësore me interes të gjerë publik, e cila zbulon një rrjet ndërkombëtarë të keqpërdorimeve në emër të fitimit gjatë pandemisë.

Çmimin e dytë të konkursit të sivjetshëm të KEMM e fitoi storja me titull “TV 21 hyri në laborator, si përpunohen testet me koronavirus” (https://www.youtube.com/watch?v=_2qmrmePL-U&feature=youtu.be ), të autorit Jovica Paunovski, e transmetuar në Televizionin 21. Bëhet fjalë për reportazh që trajton temë aktuale prej Laboratorit të Fakultetit të mjekësisë veterinare, Shkup, ku përpunohen strishot e pacientëve me simptoma të COVID-19. Reportazhi sqaron procedurën e bërjes së testeve për koronavirus, kushtet dhe mënyrën se si punojnë njerëzit e përfshirë.

Juria vendosi që për konkursin e sivjetshëm çmimin e tretë ta ndajnë dy autorë.

Në rastin e parë janë kronikat televizive “Beteja për ushqimin më e fuqishme se frika nga COVID-19” (http://play.mrt.com.mk/play/40044?fbclid=IwAR0qHfT0aHf3lMaD_bvW5gj3_x9-GcJyeUx4eU9QasInsXvAfDVxyB5L1Cw ) dhe “Diabeti – rreziku i dytë më i madh për koronavirusin” (http://play.mrt.com.mk/play/40094?fbclid=IwAR1exTnKpyt2AYZfi46gwwRG9Gw6gE2za1HHZpSPyfrpWMVnxlpqOpzuKiQ ), të autores Katerina Topallova, të transmetuara në TVM.

Seriali i dytë i storjeve të shpërblyera me çmimin e tretë janë “Në fshatin Ballancë dhe në Dibër pak para shpalljes së gjendjes së krizës” (https://360stepeni.mk/video-360-vo-s-balantsi-i-vo-debar-pred-proglasuvaneto-krizna-sostojba/ ), dhe “Numri më i madh i të infektuarve të ri gjatë javëvë të fundit janë prej disa komunave të Shkupit dhe nga Tetova – pamje nga terreni” (https://360stepeni.mk/video-najgolem-broj-od-novozarazenite-vo-poslednite-nedeli-se-od-nekolku-skopski-opshtini-i-od-tetovo-slika-od-teren/ ), të autorit Hekuran Akifi, të transmetuara në emisionin 360 gradë, në televizionin Alsat-M.

Drejtoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva, deklaroi se pa punën e palodhshme të mediave dhe të raportimit profesional, qytetarëve do t’u mungonin shumë informata rreth pandemisë së koronavirusit, as, do të ishin në gjenjde të përballen me një sërë dezinformata, spekulime dhe të pavërteta, të cilat edhe më shumë e shtuan shqetësimin dhe frikën e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button