Ziberi: Do të propozojmë klasa të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë

Vazhdimi i luftës për barazi ekonomike, shpërndarje e barabartë e investimeve publike, krijimi i Gjykatës së Barazisë, janë disa nga premtimet që ka dhënë kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi, gjatë prezantimit të programit të tij, në një tubim të mbajtur para Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se propozon të arrihet një konsensus në lidhje me himnin  e vendi, për ta pasqyruar diversitetin multietnik dhe multikulturor, duke thënë se, ky simbol nuk duhet të jetë simbol i përjashtimit dhe pabarazisë, por të gjithë-përfshirjes dhe barazisë. Si pjesë të programit të tij, Ziberi e theksoi edhe propozimin për klasa të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë, duke filluar nga klasa e 5-të.

“Është detyra jonë të krijojmë një shoqëri shansesh, ku etnia nuk është më një kufizim. Nëse jeni shqiptar, turk, boshnjak, rom apo vlleh, ky është vendi juaj, shtëpia juaj gjithashtu. Dhe duhet ta ndjeni, dhe duhet të jeni krenar për këtë. Qëllimi im kryesor është të arrij diçka të rëndësishme, diçka që ne e kërkojmë prej vitesh: të jesh anëtar i një komuniteti etnik është një pasuri, dhe jo një aftësi e kufizuar. Një vend i barazisë – kjo është ajo që duam. Dhe kjo është shtylla dhe zotimi i parë i planit tim të veprimit. Maqedonasit nuk duhet ta shohin barazinë si kërcënim. Askush nuk dëshiron të merr asgjë prej tyre – përkundrazi, barazia do të na shërbejë të gjithëve dhe ta çojë vendin tonë përpara. Besimi im i fortë është se ajo që është e mirë për shqiptarët në këtë vend, është e mirë edhe për maqedonasit”, ka deklaruar Ziberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button