Është lajm i rrejshëm që Hungaria do të mbyll kufirin me Serbinë

Portali serb Direkto.rs, me 24.06.2020 publikoi informacionin se Hungaria në mbrëmje do të mbyll kufirin me Serbinë. Lajmi nuk u verifikuam, as nuk kishe vendim zyrtar, ndërsa në mbrëmje u demantua menjëherë nga ana e ambasadorit të Hungarisë në Beograd.

Siç publikoi Direknto.rs nga burimet e panjohura, Hungaria ka vendosur se do të mbyll kufirin me Serbinë ditën kur Kroacia shtërngoi masat, ndërsa qytetarët do të duhet të shkojnë në vetizolim 14 ditë pas arritjes nga Hungaria, shkruan Vërtetmatësi.

Ju rikujtojmë se, Hungaria me 25 maj i ka hapur kufijtë për qytetarët serb të cilët në këtë vend mundën të hynë pa test të Covid-19 dhe karantinë prej 14 ditësh, duke theksuar se Serbia është vendi i parë jashtë Evropës e cila i ka hapur kufijtë. Arseja e hapjes së kufijve ishte lufta e “suksesshme” me epideminë e virusit korona. Megjithatë, siç është rritur numri i të infektuarve në Serbi, duket se Hungaria na e ktheu shpinën, shkroi Direktno.rs. 

Lajmin, të njëjtën ditë, disa orë më vonë, e demantoi ambasadori hungarez në Serbi, Atilla Pinter, i cili ju bëri thirrje mediumeve të informohen nga burime autentike, dhe jo prej burimeve të rrejshme.

Në mediumet serbe u paraqit lajmi se Hungaria planifikon sonte të mbyll kufijtë e saj. Megjithatë, informojmë se Qeveria e Hungarisë në këtë moment nuk planifikon të ndërmerr masa të tilla, thuhet në deklaratën e ambasadorit publik, Atilla Pinter, transmetoi Blic-i serb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button