Unioni Demokratik – Qytetar: Administratë shtetërore të vogël dhe efikase

Prioritet kryesor dhe themelor në programin e Unionit Demokratik-Qytetar është reformë e administratës dhe ndryshim i sistemit politik në tërësi me qëllim të vetëm – uljen e shpenzimeve publike dhe rialokimin e mjeteve për investim në arsim dhe shëndetësi. Këtë sot nga Ohri e porositi lideri i UDQ-së, Petar Kolev.

Sipas Kolev, reformat duhet të fillojnë nga maja e piramidës – nga politikanët. Partia UDQ angazhohet për uljen e numrit të deputetëve në 90, ndërsa në të ardhmen edhe në 61.

“Kuvendi është makinë shumë e shtrenjtë votuese. Mbi shtatë milionë euro shpenzohen vetëm në paga të deputetëve. Për këtë vit buxheti i Kuvendit është dhjetë milionë euro. Reforma edhe në pushtetin ekzekutiv, përmes racionalizimit të administratës. Në UDQ besojmë në administratë të vogël por efikase. Kjo nënkupton qeveri me 15 ministra, pa ministra pa dikaster. Ne vlerësojmë se praktika për blerjen e paqes politike në vend me emërimin e ministrave pa dikaster duhet të ndërpritet sepse qytetarët nuk janë të obliguar që të paguajnë paga të larta dhe privilegje të njerëzve të cilët nuk punojnë asgjë”, tha Kolev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button