Shqipëri, 2 të vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 64 raste të reja pozitive me koronvirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 2.466 dhe numri i vdekjeve gjithsej në 58.

Sipas ministrisë, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe rastet pozitive vazhdojnë të regjistrohen në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

“Për të katërtën javë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv”, ka theksuar ministria.

Në vend janë shëruar edhe 54 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 1.438, ndërkohë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë COVID-19 janë kryer gjithsej 26.663 testime dhe institucionet shëndetësore do të vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button