U godit rrjeti i klandestinëve, 5 në pranga dhe 17 emigrantë të ndaluar në kufirin me Greqinë

Operacioni policor i koduar “Perimetri” çoi në arrestimin e 5 personave që ndihmonin emigrantët ilegalë të kalonin nga Greqia në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Gjatë aksionit u bllokuan edhe 17 shtetas nga vendet e treta, që po transportoheshin kundrejt pagesës në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se pagesat variojnë nga 200 deri në 400 euro.

Ajo çfarë bie në sy është se trafikantët e ndaluar janë jo vetëm nga zonat kufitare por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Shtimi gjithmonë  shumë i numrit të klandestinëve ka bërë që policia të hartojë një plan masash për goditjen e fenomenit.

Euronews Albania ka pasqyruar në vazhdimësi problemin e emigrantëve ilegalë që kanë “pushtuar” Shqipërinë,  ku vetëm në vitin 2019 janë regjistruar gati 12 mijë shtetas nga vendet e lindjes së mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button