Ndërroi jetë mjeshtri i valles popullore Besim Zekthi

Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta.

“Teatri i Operas dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin “Nderi i Kombit”.
“artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare”.

“LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”.

“Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”.

Për vdekjen e artistit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI”

Gjithashtu edhe Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V ka përkujtuar veprën e Zekthit.

“Vallëzimi i maestro Besim Zekthit i ngjante një poeme të bukur të inskenuar aq mirë me figurën dhe lëvizjet që mund ti sillte vetëm një mjeshtër i madh si ai”, deklarojnë nga Ansambli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button