Koalicioni “Tash është koha”: Lojërat e fatit do të jenë vetëm në hotele me 5 yje

Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët, që është pjesë e koalicionit “Tash është koha”, premtoi se lojërat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, transmeton Portalb.mk.

“Nëse ASH-ja dhe AAA-ja do të fitojnë nga zgjedhjet parlamentare, do të ndryshojnë ligjin për lojërat e fatit”, premtoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në Pirok.

Ai sqaroi se lojërat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, si garanci se nuk do të jenë afër vendbanimeve.

Ndryshe, ASH-ja këtë muaj reagoi ndaj sulmeve fizike kundër anëtarët të Lëvizjes Anti-Bixhoz. Ata gjithashtu premtoi se do të zhvillojnë bashkë luftën kundër kazinove dhe bastoreve.

“Zotohemi se bashkërisht do t’i luftojmë këto dukuri devijante, të shoqërisë tonë për të mirën dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, premtojnë nga ASH-ja, duke theksuar se “bossat” e këtyre aktiviteteve janë të lidhur me pushtetin dhe policinë, duke u mbrojtur nga këta të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button