Bit Pazari, punimeve nuk po i shihet fundi

10 vite pas marrjes së vendimit të parë për rikontruimin e Bit Pazarit, punimet ende vazhdojë. Nga Shoqata Aksionare, “Skopski Pazar” e cila menaxhon me tregjet, në përgjigje me shkrim për ALSAT thonë se punimet janë shtyrë për shkak të pandemisë dhe orëve të shkurtuara të punës.

“Ju informojmë se duke pasur parasysh situatën e jashtëzakonshme në tre muajt e kaluar dhe orarin e shkurtuar të punës u shty përfundimi i projektit të planifikuar. Prej më 01.07.2020 me intensitet do të fillojë faza përfundimtare e të njëjtit dhe sipas planeve tona presim që gjatë muajit shtator i njëjti të përfundojë në tërësi”, thonë nga Skopski Pazar.

Por nga Oda e Tregtarëve nuk shprehen optimist. Kryetari Ekrem Dolek thotë se edhe afatet e fundit për përfundimin e punimeve janë shkelur.

Me përfundimin e tërësishëm të rinovimit të Bit Pazarit sipër tij duhet të ketë parking për rreth 230 automjete. Por përderisa punimet vazhdojnë tregtarët shprehin pakënaqësi edhe për sjelljen e organizatorëve të tregut gjatë periudhës së pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button