RMV, çdo i dyti nxënës në shkollën fillore dhe të mesme në Shkup ka qenë viktimë e dhunës nga moshatarët

Rreth gjysma e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Shkupit ose 48,3% kanë qenë viktimë e dhunës moshatare apo të bullizmit, një ose më shumë herë gjatë vitit të kaluar shkollor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjithsej 37,4% e nxënësve një ose më shumë herë kanë qenë viktima të dhunës psikologjike, 29,5% kanë qenë viktima të agresionit social, mosrespektim të pronësisë kanë përjetuar 19,4%,kurse dhunë fizike kanë përjetuar 6,6%. Dhunë moshatare kanë kryer 26,1% e nxënësve një ose më shumë herë në vitin e kaluar.
Sipas llojit të dhunës, 15,8% e nxënësve kanë kryer dhunë psikologjike moshatare, agresion social është kryer në 12,6%,kurse shkelje të pronësisë kanë kryer 4,2% nxënësve.

Dhunë fizike mbi moshatarët kanë kryer 4,9%e nxënësve. Gjithsej 13,9% prej tyre, më shumë herë ose tërë kohën gjatë vitit të kaluar kanë qenë viktima të shqetësimit seksual, ndërsa 2,1%prej tyre kanë raportuar që kanë kryer ngacmim seksual. Lidhur me dhunën kibernetike, 14,9%e nxënësve, më shumë herë ose tërë kohën vitin e kaluar shkollor kanë qenë viktima të dhunës kibernetike, ndërsa 4% kanë kryer dhunë kibernetike.

Atë e tregojnë rezultat nga hulumtimi “Dhunë e moshatarëve ndërmjet të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme në Shkup”, të zbatuar nga shtatori deri në nëntor 2019, nga ekipi i Katedrës për psikologji pranë Universitetit Amerikan Kolexh Shkup, në bashkëpunim me UNICEF, ndërsa hulumtues kryesor është docent Dr. Dimirinka Jordanova Peshevska. Rezultatet janë prezantuar në uebeks platformën e mbajtur dje në “Takimin nacional konsultativ për dhunë moshatare ndërmjet të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme në Shkup”.

Ekzemplari ka përfshirë gjithsej 770 nxënës nga arsimi fillor (gjithsej 335 nxënës) dhe i mesëm (gjithsej 435 nxënës) në moshën prej 11 deri 16 vjeç.

Me qëllim të avancohet parandalimi dhe mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkolla, në takim është theksuar nevoja për sistem gjithëpërfshirës për detektim të hershëm, mbrojtje, dokumentim dhe udhëzim, krijim të programeve parandaluese të bazuara në prova (qendra për këshillim psikologjik, programe për prindëri pozitive, parandalim të dhunës ndërmjet gjeneratave), edukimi vazhdueshëm dhe zhvillim i shkathtësive për programe intervenuese të kuadrit arsimor dhe shërbimeve profesionale, fuqizim bashkëpunimit ndërsektorial dhe tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button