Janë arrestuar tre qytetarë të Shkupit dhe një polic, janë kapur me armë dhe drogë

Tre banorë të Shkupit dhe një polic që nuk ka qenë në detyrë mbrëmë u mbajtën në stacionin policorë. Pas kontrollimit të automobilit me të cilin janë transportuar, janë zbuluar armë dhe një qese me mbetje të drogës narkotike. Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe disa persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me këtë rast.

Nga SPB Tetovë informojnë se pas kontrollimit të automobilit mbrëmë në orën 21 e 40 minuta, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, nga liria janë privuar: E.V (29), M.K (20), L.B (24) të gjithë nga Shkupi dhe M.K (25), nëpunës policorë nga Shkupi.

“Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘prodhim,mbajtje dhe trafikim pa leje i armëve ose materieve shpërthyese” dhe “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, nëpunësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Stacioni policor Gostivar i privoi ata nga liria, sipas SPB  Tetovë.

Nga SPB Tetovë informojnë se pas masave të ndërmarra për zbardhjen e plotë të rastit, mbrëmë dhe sot janë arrestuar edhe disa persona të cilët dyshohen për lidhje me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button