Qeveria e Malit të Zi: Të ndëshkohen sulmuesit e policisë

Qeveria malazeze ka dënuar dhunën dhe incidentet gjatë protestave të mbështetësve të opozitës në disa qytete malazeze, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Malit të Zi u bëri thirrje autoriteteve të parandalojnë dhe ndëshkojnë çdo përpjekje që rrezikon paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

Përkrahësit e Frontit Demokratik të opozitës u përleshën me policinë gjatë protestave në Podgoricë, Tivar, Nikshiç dhe Budvë, kurse dhjetëra qytetarë u arrestuan. Protestat u mbajtën gjithashtu në Pljevle, Bijelo Polje dhe Beranë të mërkurën në mbrëmje.

“Mbrëmë, por edhe ditët e mëparshme, ne jenë dëshmitarë të shembujve të drejtpërdrejtë dhe të pamëshirshëm të sjelljes së paligjshme dhe trazirave të individëve dhe grupeve në disa qytete malazeze. Reagimi i organeve kompetente shtetërore, përfshirë policinë, ndaj sjelljeve të tilla është detyra dhe detyrimi i tyre kushtetues. Kurse sulmi ndaj një personi zyrtar dhe mos veprimi sipas urdhrave të një zyrtari, sjell përgjegjësi penale dhe pasoja kudo në botë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Qeveria malazeze paralajmëroi se, siç thanë ata, është shfaqur një model i sjelljes së dëshmuar të disa subjekteve politike, që “synon shkatërrimin e shtetit dhe institucioneve të tij dhe të shkaktojë paqëndrueshmëri në Mal të Zi”.

Gjithashtu në deklaratë u theksua se sulmi ndaj uniformës së policisë ishte një sulm ndaj shtetit dhe vlerave themelore të tij.

“Fatkeqësisht, efektet e qëllimeve të tilla në radhë të parë u reflektuan te pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, të cilët duke kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe me dinjitet, ishin të ekspozuar ndaj fyerjeve dhe sulmeve më të ashpra nga autorët e ngjarjeve në fjalë”, theksohet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button