Eco Guerilla: Ndërtimi pa kritere i hidrocentraleve po shkakton vërshime në Pollog

Përmbytjet që ndodhën ditët e fundit në fshatrat e Rajonit të Pollogut (Dobrosht, Tearcë, etj) nuk janë rezultat i rreshjeve të cilat s’kanë munguar asnjëherë në këto rajone, por janë rezultat i ndërtimit të hidrocentraleve në këtë rajon, qëndron në reagimin me shkrim të Lëvizjes Eco Guerilla, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, dëmet që i janë bërë mjedisit për të hapur rrugët ku janë ndërtuar këto hidrocentrale po krijojnë një mundësi për të ndodhur përmbytje të këtilla.

“Prerja e drunjëve, gërmimi i tokës, devijimi i shtretërve të lumenjëve por edhe futja e ujit të lumenjëve nëpër gypa për qëllim profitin financiar të disa personave të afërt me qeveritë qendrore e lokale krijojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje. Disa herë deri tani i kemi paralajmëruar autoritetet që të ndalin menjëherë ndërtimin e këtyre hidrocentraleve me arsyetimin se shkatërrojnë mjedisin dhe ekosistemin, dhe ata janë treguar të shurdhër ndaj nevojave të qytetarëve, dhe të gatshëm t’i shërbejnë interesave të biznes-partnerëve të tyre”, thuhet në reagim.

Vershime Pollog

Nga kjo lëvijze kanë shtuar se, Qeveria e ardhshme duhet të rishikojë vendimet dhe koncesionet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve dhe t’i kërkojë prokurorisë t’i hetojë gjithë ata që kanë dhënë pëlqimin për lokacionin, lejet për shfrytëzimin e ujit dhe lejet për ndërtim të këtyre hidrocentraleve, dhe personat fizikë dhe entitetet juridike të mbajnë përgjegjësi penale për dëmin e shkaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button