fbpx

Merrni pjesë në sfidën CtrlZ dhe fitoni Go Pro Hero 7

Fondacioni Metamorfozis shpall sfidën CtrlZ për një video të shkurtër në temën: Jeta e të rinjve pas shfaqjes së Kovid-19.

Mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e interesuar nga 13 deri në 24 vjet.

CTRL-Z

E tëra që duhet të bëni është të krijoni një video të shkurtër se si do të duken aktivitetet e përditshme të të rinjve pas përfundimit të epidemisë së Kovid-19. Si do të duket procesi arsimor, dhënia e provimeve, më pas shoqërimi, festimi i ditëlindjeve, zbavitjet në disko, shkuarja në kinema, si të zhvillohen takimet me partnerët, pushimet verore dhe dimërore, si do të bëhet sporti.

Videot mund të incizohen me çfarëdo kamere ose telefoni.

Për të marrë pjesë në sfidë:

  1. Vendoseni videon në temën e dhënë në profilin tuaj në një nga rrjetet sociale YouTube, TikTok, Instagram;
  2. Ndiqni profilin e CTRLZ në Instagram- https://www.instagram.com/ctrlz.sq/;
  3. Shtoni hashtagun #CtrlZChallenge në titullin ose përshkrimin e videos;
  4. Nëse videoja është postuar në Instagram, sigurohuni që ta shënoni profilin tonë @ctrlz.sq. Është e dëshirueshme që profili juaj të jetë i hapur, gjegjësisht publik, e jo i mbyllur (private) në mënyrë që të gjithë ta shikojnë videon. Nëse videoja është bashkangjitur në TikTok ose YouTube, sigurohuni që të na dërgoni link të videos në një mesazh në profilin tonë në Instagram.
CTRL-Z

Videot nuk duhet të jenë më të gjata se 5 minuta, ndërsa gjuha mund të jetë maqedonase, shqipe ose angleze, por do të pranohen edhe përmbajtje që nuk është patjetër të kenë të folur, gjegjësisht mesazhi mund të përcillet edhe përmes asaj që tregohet në video.

Në rast të përdorimit të materialeve pa të drejta të autorit, është e detyrueshme që ato të jenë me licencë të hapur, gjegjësisht të lira për përdorim falas.

Ndalohet përdorimi i materialeve të mbrojtur nga të drejtat e autorit ose plagjiatura në aplikacione.

CTRL-Z
CTRL-Z

Incizimet do të vlerësohen nga një komision prej tre anëtarësh i përbërë nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më së shumti do të vlerësohet ideja, kreativiteti gjatë përgatitjes së videos dhe forca e mesazhit të përmbajtjes së dorëzuar.

Fituesi do të marrë çmimin – Action Camera GoPRO  Hero 7.

Aplikimet për sfidën do të pranohen nga 25 qershori deri më 23 korrik, ndërsa fituesi do të shpallet më 31 korrik 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button