Ujësjellësi i Shkupit nesër do të publikojë ftesë për parakualifikim të impiantit për pastrim në Trubarevë (Video)

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” njoftoi që nesër do ta publikojë Ftesën për parakualifikim të ofertuesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të impiantit për trajtim të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pritet ndërtimi i impiantit për pastrim në Trubarevë të kushtojë 136 milionë euro. Me marrëveshjet ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane Investuese (BEI) dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), BEI ka siguruar grant prej 10 milion euro, ndërsa BERZH grant prej një milion euro.

“Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” do ta shpallë thirrjen një ditë pasi EIK në platformën e vet ta publikojë Ftesën për parakualifikim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm për projektim dhe ndërtim të impiantit për trajtim të ujërave të zeza Shkup për qytetin e Shkupit.

Meta në periudhën e kaluar rregullisht e ka përcjellë temën me ujërat e zeza në vend, me theks të veçantë edhe në situatën në Shkup. Për problemin me ndotjen e Vardarit me derdhjen e ujërave të zeza, Meta.mk ka biseduare dhe me d-r Ljupço Kostadinovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore nga Qendra për shëndet publik – Shkup.

Impianti i ardhshëm për pastrim të ujërave të zeza në Shkup duhet të ndërtohet deri në fund të vitit 2026 nëse i përmbahen dinamikës së paraparë të realizimit prej pesë viteve. Ky objekt duhet të mundësojë përmirësim të cilësisë së ujërave lumorë të Vardarit në rajonin e Shkupit, të cilat për momentin gjenden në kategoritë më të ulëta kimike dhe bakteriologjike për cilësi të ujërave. Një nga shkaqet kryesore për cilësinë e ulët të këtyre ujërave është derdhja e drejtpërdrejtë e ujërave fekale nga ekonomitë familjare dhe kompanitë e Shkupit, të papastruara në Vardar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button