Turqia do të hapë qendrat e testimit për COVID-19 në aeroporte

Turqia do të hapë qendra testimi për koronavirusin e ri (COVID-19) në aeroportet e saj të ngarkuara deri më 1 korrik ndërsa pjesën tjetër deri më 15 korrik, tha ministri turk i Turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy ishte i ftuar sot në panelin editorial të AA-së.

Ai tha se synimet e turizmit të “Turqia 2023” mbetën siç ishte planifikuar.

“75 milionë turistë të Turqisë dhe synimi i të ardhurave prej 65 miliardë dollarë për vitin 2023 do të arrihen”, tha Ersoy.

Ai shtoi se më shumë se 727 hotele dhe rreth 900 restorante kanë aplikuar për “Certifikim të Turizmit të Sigurtë” që tregonte se janë marrë masa standarde për të parandaluar infeksionet nga COVID-19.

Ersoy theksoi se numri i plazheve publike në dispozicion në provincën turistike jugore të vendit Antalya do të rritet çdo vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button