Kandidati i BDI-së për kryeministër, ditë më parë tha se kjo është ide joatraktive, posaçërisht për shqiptarët (video)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga Prespa, me shpalosjen e kandidatit për kryeministër shqiptar, njofton Portalb.mk.

Naser Ziberi edhe zyrtarisht është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoni. Ziberi ka thënë se oferta e BDI-së e ka befasuar për të mirë. Sipas tij, kjo është historike për vendin pasi shqiptarët kanë kthyer besimin në institucione dhe kanë filluar të ëndërrojnë.

Por, vetëm disa ditë më herët në prononcime për media, Ziberi ketë ide të partisë së Ahmetit e kishte vlerësuar si propagandë partiake dhe joatraktive sidomos për votuesit shqiptar. Ai kishte thënë se kjo është e realizueshme vetëm në sajë të një marrëveshje me partitë e tjera, të cilën, në këtë rast, BDI-ja nuk e ka, transmeton Alsat.

 

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së. Tre herë është zgjedhur për deputet, në zgjedhjet 1990, 1994 dhe 1998. Në periudhën 1996-98 ka qenë ministër i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button