Rot: Zgjerimi çështje shumë e rëndësishme gjatë presidencës gjermane, Maqedonia e Veriut të vazhdojë reformat

Gjermania do të mbetet mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE-së. Edhe pse kryesimi jonë do të ndikohet shumë nga KOVID-19, Ballkani Perëndimor do të mbetet çështje shumë e rëndësishme gjatë presidencës gjermane, tha ministri shtetëror gjerman për Evropën, Mihael Rot gjatë online panel diskutimit të mbrëmshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrin shqiptar Gent Cakaj, transmeton Portalb.mk.

Rot tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë me reformat dhe t’i përshpejtojnë ato.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është win-win situatë, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Anëtarët e BE-së duhet të bien dakord për një kornizë bisedimesh bazuar në metodologjinë e re, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë me reformat dhe t’i përshpejtojnë ato. Kjo është e rëndësishme për të dyja vendet. Disa anëtarë të BE-së e nënvlerësojnë rolin thelbësor të Ballkanit Perëndimor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për të gjithë. Kjo është një situatë uin-uin, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE-në”, tha Rot, njofton MIA.

Sipas ministrit shtetëror, përveç demokracisë dhe emigrantëve, Gjermania gjatë presidencës në raport me Ballkanin Perëndimor, do të përqendrohet edhe tek të rinjtë. Duhet, siç shpjegoi Rot, të sigurohet arsimi cilësor, sepse vetëm me të rinj të arsimuar vendet mund të kenë një të ardhme cilësore.

Në këtë kontekst, ai paralajmëroi një konferencë për në tetor ose nëntor me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila, theksoi, në qendër të dialogut do t’i vendosë të rinjtë dhe perspektivat e tyre.

Gjermania do të merr kryesimin me BE-në më 1 korrik. Gjatë periudhës së kaluar, Berlini zyrtar ka qenë ndër më të zëshmit sa i përket hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe njihet për pozicionin e tij pro zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button