Thaçi dhe Hoti harmonizuan qëndrimet para udhëtimit në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim për, siç është thënë, harmonizimin e qëndrimeve para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, ku më 27 qershor pritet të takohen me delegacionin e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin ton 137”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton REL.

Thaçi dhe Hoti nuk janë prononcuar për media pas takimit.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet nën organizimin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas marrjes së garancive se të dyja palët janë pajtuar që të ndalohen fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe të ndalohet me kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Grenell ka thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe se shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën, ka deklaruar që lidhur me çështjen e Kosovës pret „ditë dhe javë të vështira“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button