Republika Çeke do të ndihmojë Armatën për zhvillimin e kapaciteteve të njësisë për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike

Donacion prej 190 mijë euro nga Republika Çeke do të shfrytëzohet për zhvillimin e kapaciteteve të njësisë për mbrojtje atomike, biologjike, kimike,(MABK) të Armatës sonë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, e nënshkroi Marrëveshjen për donacion nga MM e Republikës së Çekisë paraprakisht të nënshkruar nga ana e zëvendësministrit çek për Politikë Mbrojtëse dhe Strategji, Radomir Jahoda, njofton MIA.

“Zëvendësministri Maksuti shprehu faënderim të madh për mbështetjen e madhe nga ana e Republikës Çeke, theksoi se bashkëpunimin të cilin të dy vendet e kanë viteve të fundit është në nivel të lartë dhe se pret të thellohet në periudhën e ardhshme. Ai në këtë rast tha se Armata luan rol të rëndësishëm në realizimin e masave të Qeverisë gjatë ballafaqimit të pandemisë, edhe njëherë u falënderua për këtë donacion në vlerë të tërësishme prej rreth 190.000 euro, e cila është destinuar pikërisht për pjesëtarët tanë”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes ka marrë pjesë ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Mirosllav Toman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button