Britani, u identifikua viktima e dytë e sulmit terrorist

Viktima e dytë e “sulmit terrorist” të së shtunës në parkun e qytetit Reading është identifikuar 39-vjeçari amerikan, Joe Ritchie-Bennett, raporton Anadolu Agency (AA).

“Familja është me zemër të thyer. Ata kanë humbur djalin e tyre të shkëlqyer dhe të dashur. Kjo është diçka e pakuptimtë”, tha vëllai i viktimës për një gazetë amerikane.

Joe Ritchie-Bennett ishte me origjinë nga Filadelfia dhe kishte jetuar në Britani të Madhe për 15 vitet e fundit, duke punuar për një kompani farmaceutike holandeze.

Viktima e parë u identifikua gjatë fundjavës, mësuesi 39-vjeçar, James Furlong. Ai u përshkrua si një njeri “i sjellshëm dhe i butë”.

Refugjati libian, Khairi Saadallah, 25 vjeç, është i dyshuari kryesor nga policia britanike për sulmin e rastësishëm me thikë të së shtunës mbi njerëzit në parkun Forbury Gardens në qendër të qytetit Reading. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit.

Policia britanike njoftoi se 3 persona u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë gjatë incidentit, të cilin ata e konsiderojnë si sulm “terrorist”.

Kanë nisur hetimet për ngjarjen, shkaqet si dhe motivet e të dyshuarit. Mediat lokale raportuan se ai ishte në radarin e shërbimeve të inteligjencës britanike vitin e kaluar.

Policia britanike të dielën e shpalli incidentin si një incident terrorist.

“Jam tmerruar dhe i trishtuar që njerëzit të humbin jetën në këtë mënyrë. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave”, shkroi Kryeministri britanik Boris Johnson në Twitter.

“U shpreh ngushëllimet e mia të thella familjeve të të vrarëve në sulmin e 20 qershorit. Në trishtimin tonë të madh, kjo përfshin një qytetar amerikan. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Dënojmë sulmin në mënyrë absolute dhe u kemi ofruar ndihmën tonë zbatuesve britanikë të ligjit”, tha ambasadori amerikan në Britani të Madhe Woody Johnson në Twitter.

Një minutë heshtje do të mbahet më vonë sot për tre viktimat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button