Dy fëmijë të prekur nga koronavirusi shtrohen për kurim në Kozle

Këtë mëngjes, të shoqëruar nga policа nga kufiri me Serbinë dhe një automjet sanitar, dy fëmijë të moshës një dhe pesë vjeç, të cilët janë pozitivë me Kovid 19, u dërguan në Spitalin e fëmijëve në Kozle. Drejtori i spitalit, Andonovski, për Alsat tha se fëmijët janë me shëndet të mirë dhe janë asimptomatikë, shkruan Alsat M.

Sidoqoftë, për shkak të konstatimit pozitiv nga testet që i kanë bërë në Nish, ata duhej të shtrohen në spital sipas të gjitha protokolleve. Ata do të qëndrojnë në Kozle të paktën 24 orë, dhe nëse situata nuk ndryshon, ata do të lirohen për trajtim në shtëpi. Spitali Kozle është shndërruar në një qendër e re për sëmudjen kovid. Shtretërit e fëmijëve janë zëvendësuar me shtretër spitalorë për të rritur. Në këtë spital shëroheshin fëmijët me pneumoni, bronkit dhe sëmundje të tjera të mushkërive. Për shkak të mbingarkimit të spitaleve të tjera, tre fëmijë nga kjo klinikë janë transferuar në klinikën e fëmijëve dhe njëzet të tjerë duhet të vazhdojnë trajtimin në shtëpi. Drejtori i spitalit thotë se spitali është zgjedhur sepse ka të gjitha pajisjet moderne për trajtimin e sëmundjeve të tilla, dhe ka edhe mjekë – infektologë, por që nga nesër do të vijnë në ndihmë edhe tetë internistë nga klinikat e Shkupit.

“Korona ekziston dhe të gjithë duhet ta rrisim kulturën dhe vetëdijen mjekësore. Pa respektimin e rekomandimeve, virusin nuk do ta mposhtim”, porositi Andonovski në pyetjen e Alsat a po e paguajnë fëmijët pakujdesin dhe sjelljen e pahijshme të të moshuarve?

Situata në spitalet ku shërohen pacientët me Kovid 19 është dramatike dhe ngadalë po mbushen të gjitha kapacitetet. Në spitalin montues në Shkup tashmë janë pranuar 10 pacientë, pozitiv me virusin. Në Klinikën infektiv në 24 orët e fundit janë pranuar pesë pacientë pozitiv me Covid 19.

“Informacionet nga organet kompetente janë se Klinika e sëmundjeve infektive është përplot. Por, menjëherë afër gjendet klinika mobile që ka kapacitet prej 70 shtretërve. Në këtë klinik do të pranohen pacientë me pasqyrë të rëndë shëndetësore”.

Personat shëndetësor apelojnë qytetarët në kohë të kërkojnë kontrolle dhe të testohen. Informacionet nga terreni janë se mjekët janë të lodhur, por thonë se profesioni i tyre ka vetëm një qëllim, ta japin maksimumin dhe t’u ndihmojnë personave të prekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button