Një person me virusin korona ka ndërruar jetë në Kosovë

Një 80-vjeçar nga Prishtina, i infektuar me koronavirus, ka vdekur të shtunën, njofton Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare, shkruan REL.

Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G, përveç diagnostikimit me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus.

Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button