Loredana përfundoi sërish në gjyq për vjedhjen e 700 mijë eurove

Nuk më pa kurrë në sy’ ishte deklarata e zonjës Haut-Valaisanne, e cila ishte e pranishme në gjyqin që u zhvillua këtë të enjte në Lucerne për vjedhjen e parave që i ka marrë reperja me origjinë shqiptare, Loredana. Çështja e komentuar nga të gjithë mediat një vit më parë vijon të ngjallë interes në publik, shkruan Class.

.

Siç shkruan “20 Minuten”, Loredana, e cila është akuzuar për vjedhjen e 700 mijë frangave nga çifti Haut-Valaisanne, është marrë në pyetje nga prokuroria e Lucerne-s. Në gjyq ishte e pranishme edhe zonja Haut-Valaisanne, e cila tha pas gjyqit se besonte që e drejta do jetë në anën e saj: “Çuditërisht, isha shumë e qetë kur e pashë përsëri Loredanën. Nuk e kisha pare prej dy vjetësh…”

.

Haut-Valaisanne ishte e pranishme në seancë së bashku me avokatin e saj: “Loredana ishte në sallë kur mbërrita unë. Nuk m’i hodhi sytë kurrë. Shikonte vetëm avokatin”,– vijon Petra Z.

.

Më tej ajo rrëfen se e ëma i ka ndërruar jetë javën e kaluar dhe shpresonte që ajo e ka ndjekur dhe ka qenë me të gjatë kësaj seance: “Nëna ime vdiq javën e kaluar. Mendoj se është ajo që më jep forcë. i kërkova që të ishte aty për mua”.

.

Mësohet se reperja nuk ka pranuar t’i përgjigjet pjesë më të madhe të pyetjeve. Tani mbetet që prokuroria të marrë vendim nëse do ta çojë çështjen në gjykatë apo jo. Petra Z. shpreson që e vërteta të dalë në dritë: “Prokuroria ka prova të mjaftueshme. Loredana ka bërë deklarata kontradiktore sa herë që është marrë në pyetje në seancat e mëparshme.”

.

Të premten, grupi i hetuesve do të kontrollojnë kasafortën e reperes në bankë. “Shpresojmë që të ketë para. Ndoshta edhe paratë tona”,– thotë Haut-Valaisanne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button