fbpx

Dezinformata që fantazma ushtrojnë në lokacion për fitnes nën qiell të hapur në Indi

Video incizimi i fitnesit me pesha nën qiell të hapur ku pajisjet për ushtrim lëvizin vetvetiu u bë viral dhe tash më një javë ndahet nëpër rrjetet sociale. Lajmi për “fitnesin e fantazmave” arriti edhe deri në Kosovë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gazeta Metro dhe Gazeta Express të Prishtinës e transmetuan këtë lajm, duke thënë që “kur policia është paraqitur në vend, njëra nga pajisjet ka lëvizur vet pa e prekur askush”.

“Mbetet mister si ka ndodhur kjo”, shkruajnë këto media. Megjithatë, misterin e ka zgjidhur policia indiane prej 13 qershorit, por edhe disa portale indiаne (factcrescendo.comtimesofindia.com).

Siç thotë “Tajms of India”, pajisja në incizimin ka qenë me defekt, ndërsa ka qenë edhe tepër e lyer.

Në Tuiter-profilin zyrtar të policisë së Indisë nga qyteti Xhansi, krahas lajmërimit që bëhet fjalë për lajmë të rremë, thuhet që kur pajisjet për ushtrim lyhen tepër, ato vazhdojnë të lëvizin edhe disa sekonda, si dhe që bëhet fjalë për videoincizim keqdashës.

“Pohimi që janë duke ushtruar fantazma është i rrejshëm”, ka thënë policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button