Kroacia filloi t’i kthejë udhëtarët nga Serbia dhe BeH

Udhëtarët të cilët tentuan të hyjnë në Kroaci nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina gjatë dy ditëve të fundit, pa pasur arsye valide të mbështetur me dokumentacion, janë kthyer nga kufiri në vendin e vet, shkruan “Jutarnji list”.

Kjo, siç ceket, është rezultat i ashpërsimit të masave në vendkalimet kufitare me Serbinë dhe BeH-në, me të cilat janë të lidhur shumica e rasteve të reja të qytetarëve në Kroaci në javën e fundit.

Këtë për “Jutarnji list” e konfirmoi edhe ministri kroat i Punëve të Brendshme dhe shef i Shtabit nacional, Davor Bozhinoviq i cili tha se kontrollet në ata kufij janë përforcuar dhe masat e caktuara po kontrollohen në mënyrë strikte.

Ai tha se Kroacia nuk i ka hapur në tërësi kufijtë e vet me Serbinë  dhe BeH-në, siç është bërë me dhjetë shtete evropiane të cilat kanë gjendje të mirë epidemiologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button