RMV, Qeveria largoi kufizimin për kafenetë dhe restorantet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 70-të, vendosi që të largohet kufizimi kohor për punën e lokaleve, ashtu që ata mund të punojnë edhe pas orës 22, transmeton Portalb.mk.

“Kafenetë dhe restorantet në vend deri në ora 22:00, do të punojnë sipas kohës së punës së konfirmuar në licencën e tyre”, raportojnë nga Qeveria.

Në këtë seancë, Qeveria ka shkurtuar katër milionë euro për financimin e partive politike për vitin 2020.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së drejtësisë u miratua Dekreti me fuqi ligjore për financimin e partive politike në vitin 202. Katër milionë euro ngelin në buxhet”, raportojnë nga ministria.

Ndryshe, në seancën e 69-të, Qeveria miratoi edhe Protokollin për hotelet dhe për pishinat që do të shfrytëzohen vetëm nga anëtarët e ekipit të notit, dhe jo për qëllime rekreative.

“Në këtë seancë u miratua edhe Protokolli për punë në objektet hotelerie për qëndrim (hotelet dhe objektet tjera për qëndrim), e cila do të fillojë të vlejë prej të hënës, 22 qershor, sivjet”, raportojnë nga Qeveria. Ky protokoll do të rekomandon edhe masat për mysafirët që janë me simptome të Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button